Pyetje / Përgjigje

Pyetje dhe probleme për abonimin

Kam berë rimbushje dhe nuk është aktivizuar ende.
1)Kontrolloni fortesinë e sinjalit të antenës suaj.
2) Kontrolloni nëse i shikoni kanalet e lira Top News dhe My Music, nëse po, lëreni dekoderin tuaj në kanalin Top Channel pa e levizur deri sa kanali të hapet.  
Kam ndëruar kartën Smart dhe më është ndërprerë abonimi
Ju lutemi kontaktoni me dyqanin ku keni bërë ndërrimin e kartës smart
Me del në ekran informacioni “Nuk ke të drejta Hyrje”
Verifikoni nëse keni abonim në kartën tuaj smart, për më shumë informacion,telefononi në numrat e kujdesit për klientin 068 20 88 888 / 069 20 80 000 dhe 0800 44 44 (pa pagesë brenda vendit)
Kam abonim dhe në ekran del “Gabim në kartë”
Verifikoni kartën smart në dekoder, në mënyrë që të jetë e vendosur siç duhet.  
Kam abonim dhe në ekran del “Nuk ke të drejta hyrje”
Verifikoni statusin e abonimit në dekoderin tuaj afatin e abonimit,
Nese keni dekoder Fly Box, me telekomandë, shkoni në MENU/Karta Smart/Abonim me kartë
Nese keni dekoder tjetër HD te DigitAlb, me  telekomandë shtypni butonin Menu/Sistemi CA/Abonimi me karte
Për më shume informacion,telefononi në numrat e kujdesit për klientin 068 20 88 888 / 069 20 80 000 dhe  0800 44 44 (pa pagesë brenda vendit)  
Ku mund ta shoh afatin e abonimit ?
Nëse keni dekoder flyBOX, me telekomandën, shtypni butonin MENU-shkoni tek Karta Smart-hapni nën menunë Abonim me kartë
Nëse keni dekoder tjetër HD te DigitAlb, me  telekomandë shtypni butonin Menu/Sistemi CA/Abonimi me kartë
Në cilin numër dërgohet mesazhi për rimbushjen e kartës ?
Kliko këtu: http://digitalb.al/si-te-abonohem

line

Pyetje dhe probleme për dekoderin e DIGITALB   

Kam harruar kodin për hapjen e kanaleve për të rritur
Telefononi në numrat e kujdesit për klientin 068 20 88 888 / 069 20 80 000 / 042273075 dhe 0800 44 44 (pa pagesë brenda vendit), vetëm nëse jeni mbi 18 vjeç.
Kam harruar kodin PIN të dekoderit HD
Kodi PIN është 0000 ose përdorni butonat me ngjyra sipas renditjes që janë në telekomandë. Nqs përsëri nuk funksionon telefononi në numrat e kujdesit për klientin 068 20 88 888 / 069 20 80 000 /042273075 dhe 0800 44 44 (pa pagese brenda vendit), vetëm nëse jeni mbi 18 vjeç.
Përse me del në ekran informacioni “Kartë e Gabuar”?
1)Kontrolloni vendosjen e kartes smart ne aparat.
2)Hiqeni kartën nga foleja
3)Hiqni dekoderin nga priza dhe lëre 5 min, e nese del përseri i njeti informacion, atëherë karta juaj smart është me difekt dhe duhet ta ndërroni më një të re në një nga dyqanet e autorizuara të DIGITALB.
Nuk me janë listuar të gjitha kanalet e DIGITALB dhe SuperSport
Me telekomandën shkoni në Menu dhe bëni “Rikthim në gjendjen fillestare” të dekoderit tuaj
Dëgjoj vetëm audion dhe në ekran nuk kam figurë
Kontrollo vendosjen e kabllit HDMI ose SKARTER në dekoder dhe në TV, nëse përsëri ndodh e njëjta atëherë drejtohuni në pikën e servisit të DIGITALB.
Nuk kam asnjë kanal të rregjistruar në dekoder
1)Nëse keni dekoder tokësor duhet të bëni një kërkim automatik të kanaleve.
2)Nëse keni dekoder satelitor mjafton të beni rikthim në gjendjen fillestare të tij
Nuk më shfaqet info e programit
Fikeni dhe ndizeni përseri dekoderin dhe lëreni për 1-2 minuta pa e levizur në kanalin tek i cili nuk keni info.
Çfarë është kontrolli prindëror?

Është shërbimi që të jep mundesinë për të lejuar ose bllokuar shikueshmërinë e programeve dhe kanaleve të cilat kërkojnë një moshë të caktuar ose mbushjen e  moshës 18 vjeç.

Aparati marrës digitalb dhe karta e abonimit i shitet apo dhurohet vetëm një personi mbi 18 vjeç i cili mban përgjegjësi të plotë për përdorimin e tyre. Me blerjen e nje aparati marrës digitalb dhe/ose përdorimin për herë të pare të tij, nevojitet të ndryshoni kodin baze me nje kod tjeter ne vlerësimin tuaj i cili vendoset nga ana juaj për të mbrojtur personat nën 18 vjeç nga përdorimi i pakontrolluar apo i programeve, kanaleve dhe eventeve për persona mbi 18 vjeç

line

Pyetje dhe probleme për sinjalin

Cilat janë frekuencat e Platformës DIGITALB
Kliko këtu:  http://digitalb.al/digitalb-satelit-mbulimi
Kam në përdorim dekoder satelitor dhe nuk kam sinjal
Gjetja e sinjalit satelitor dhe rregullimi i parabolës duhet  bërë nga persona të specializuar për të marrë maksimumin e sinjalit satelitor. Për të zgjidhur këtë problem telefononi në numrat 068 20 33 350 / 069 40 30 030, ose na shkruani në adresën e elektronike DigitAlbexpres@digitalb.tv.
Kam në përdorim dekoder tokësor, në çfare drejtimi duhet ta vendos antenën
Nëse ndodheni në;
Tiranë; drejtojeni antenën nga  Mali i Dajtit.
Durrës, Plazh, Kavaje; drejtojeni antenën nga  Kodra e "Radarit të komunikacionit".
Shkodër; drejtojeni antenën nga Mali i Taraboshit.
Lezhë; drejtojeni antenën nga Mali i  Tyrbës.
Fier, Lushnjë; drejtojeni antenën nga Kodra e Ardenicës.
Vlorë; drejtojeni antenën nga Kodra e Zvërnecit.
Elbasan; në drejtim të Petreshit.
Pogradec; në drejtim të kodrës të Tushemishtit.
Korçë; në drejtim te malit të Çardhakut.
Duhet të keni parasysh që antena juaj duhet ta shikojë mire pikën e transmetuesit të sinjalit të DIGITALB  
Kam Abonim dhe në ekran me del “Nuk ka Sinjal”
Kontrolloni fortesinë e sinjalit të antenës tuaj, verifikoni lidhjet dhe kontaktet e kabllit të antenës. Nesë përsëri do te keni të njëjtin problem, telefononi në numrat 068 20 33 350 / 069 40 30 030, ose na shkruani në adresën e elektronike DigitAlbexpres@digitalb.tv.
Ka teletext në dekoderin e DIGITALB?
Teletext-in mund ta gjeni në Kanalin Top Channel dhe SS1, në dekoderin tokësor dhe satelitor.
Ka kanale Radio në dekoderat e DigitAlb
Kanalet e radiove për të gjitha llojet dekoderave të DigitAlb do t’i gjeni në, kanalin Top News, duke shtypur butonin AUDIO dhe të zgjidhni gjuhën 2/2, do të gjeni Top Gold Radio dhe My Music ose në çdo kanal tjetër duke shtypur butonin TV/Radio, mund të ndiqni Top Albania Radio,Top Gold, My Music Radio, Radio Klan, City Radio, Radio Travel.
Çfarë është EPG ?
EPG ose ndryshe “Electronic Program Guide” i lejon përdoruesit interaktivitet, në mënyrë që të njihet me programin që po transmetohet në këto momente ose për programet në vazhdim si dhe të rezervoje apo rregjistrojë programet që dëshiron.
Çfarë është rezervimi i një programi dhe si bëhet?
Rezervimi i një programi, jep mundësinë të mos humbisni një program të caktuar. Ju mund ta vendosni atë  në reminder “rezervo programin” dhe në momentin që programi i zgjedhur fillon, dekoderi automatikisht kthehet tek kanali në të cilin transmetohet programi i zgjedhur nga ju. Nëse dekoderi është i fikur ai do të ndizet automatikisht në momentin që programi i zgjedhur fillon. Rezervimi mund të behet duke u futur tek Guida  dhe pasi është zgjedhur programi i dëshiruar shtypet butoni " rezervo " dhe zgjidhet modaliteti ( njehere - në wake up etj.)
Cfare eshte MPEG-4?
MPEG4 është një standart( mënyre ) e kompresimit të videos. Me këtë standart mund të kompresohet një sasi më e madhe informacioni.
Çfare është Chipset Pairing ose çiftimi i dekoderit HD me kartën smart?
Chipset pairing është një mënyrë e re e ofruar për të ritur sigurinë në transmetimet digitale. Në këtë mënyrë dekoderi HD punon vetëm me një kartë smart dhe karta smart me një dekoder HD
A mund ta përdor karten smart të dekoderit HD në çdo dekoder tjetër që kam?
Jo!Smart karta e dekoderit HD nuk mund të perdoret në dekodera të tjerë SD, po kështu dhe dekoderi HD nuk mund të përdoret me karte tjeter smart
Pse duhet patjeter të përdor një dekoder HD të DIGITALB për të parë programet e DIGITALB?
Sepse të gjitha kanalet e platformës satelitore të DIGITALB, kane kaluar në formatin MPEG4 dhe do të mund te shihen vetëm me dekodera HD të DIGITALB të bërë paring.
Nëse kam një abonim aktiv dhe bej një tjeter, me humb ky abonim që kam aktivizuar ?
Jo, absolutisht nuk humbet! Abonimi i ri shtyhet dhe fillon pasi mbaron abonimi i parë.

line

Pyetje rreth flyBOX

Cfare ndryshimi ka midis nje aparat Fly Bos dhe nje aparati tjeter HD te DigitAlb ?
Me aparatet HD te DigitAlb ju mund te ndiqni te gjitha kanalet e platformes DigitAlb.
Por vetem me aparatin Fly Box duke i vendosur dhe Hard Disk mund të shikoni kanalet e DigitAlb kur dhe si të doni. Në sajë të karakteristikave te reja te aparatit Fly Box te cilat ju lejojne të: regjistroni programe te ndryshme me opsionin PVR, te beni Pause kur ju keni nje pune per te kryer, si dhe mund te perdorni të gjithë bibliotekën POP CORN ne Push Video on Demand.
Gjithashtu aparati Fly Box ndryshe nga aparatet e tjere HD te DigitAlb mund te lidhet me internetin me wirles ose me kabllin LAN dhe ju mund te ndiqni;

· Video on Demand (VOD) pafundesi filmash dhe programesh
· Menune WEB, ku do te njiheni me lajmet e fundit, titujt e gazetave, revistave, etj
· Radio nga interneti, pafundesi radiosh me muzike te zhanerave te ndryshme.
· Ne menune Extra, do te gjeni Horoskopin, kursin e kembimit valutor
Çfarë mundëson dekoderi FlyBOX?
POPCORN -VOD me Hard Disk
Mundëson shikimin e eventeve DIGITALB të cilat janë shkarkuar më parë në HARD DISK e DIGITALB.
POPCORN -VOD me internet
Mundëson shikimin e eventeve DIGITALB nëpërmjet lidhjes së dekoderit FlyBOX me internetin.
Timeshift
Mundëson vënien në “pause” të një eventi dhe riluajtjen përsëri deri në një minutazh të caktuar (deri në 60min).
PVR
Mundëson rregjistrimet personale të eventeve që trasmetohen në kanalet e DIGITALB.
Mediaplayback
Vendi i USB që ndodhet mbrapa dekoderit ku mundet të lidhim një USB ose HARD DISK dhe të luajmë audio, foto ose filma.
Cili është ndryshimi i flyBOX me Mini flyBOX?
Të vetmit dallime janë:
1) Mungesa e tunerit të dytë.
MiniFlyBOX ka vetëm një tuner DVB-S/S2 ose DVB-T/T2. Kjo sjell ndryshimet e meposhtme:
PVR vetëm në transponderin ku klienti është duke parë . Pra nuk mund të shikohet një kanal në frekuencën e parë dhe të regjistrohet një tjetër në një frekuencë tjetër tjetër.
2) Mungesa e portës e-sata.
Tek dekoderi Mini flyBOX mund të lidhet një HARD DISK/USB i jashtëm duke përdorur vetëm portën USB.
3) Mungesa e ekranit ballor.
Në pjesën ballore mungon ekrani që tregon numrin e kanalit / orën. Në vend të tij është një LED me dy ngjyra  Jeshile/ e Kuqe
4) Mungesa e portës usb të dytë
Mini flyBOX ka vetëm një portë USB, e cila mund të perdoret për të lidhur HARD DISK/USB të jashtme ose usb WiFi
Si te lidh aparatin Flybox me internet me kabell?
Per lidhjen me kabell, njera ane e kabllit Ethernet futet te porta Ethernet e Flybox dhe ana tjeter futet ne nje nga portat Ethernet te modemit. Pasi te kryeni keto veprime, lidhja e aparatit Flybox me internetin eshte gati.
Si te lidh aparatin Flybox me internet me WIFI?
Tek menuja konfigurimet e aparatit zgjidhet opsioni “Parametrat e Sistemit” zgjedh “Parametrat e rrjetit” dhe e konfiguron qe aparati te lidhet ne menyren wirelesss:
Te menyra e lidhjes me rrjetin: zgjedhim Lidhje pa tel (WiFi)
Shkojme te Parametrat WiFi te Zgjedhja e Rrjetit: aty selektojme rrjetin WiFi qe kerkojme te lidhim dhe vendosni passwordin e tij.
Kam lidhur Flybox me internet,Vod nuk funksionon.
Duhen bere disa verifikime nese lidhja eshte kryer ne rregull.
Lidhja ne menyre te sakte ne internet verifikohet ne menu: shkojme te “Konfigurimet” me poshte te “Informacion per sistemin” dhe verifikojme lidhjen me serverin MW nese eshte OK.
Nqs shenimi eshte “problem” duhet te telefononi ne numrat e kujdesit per klientin 068 20 88 888 / 069 20 80 000 dhe 0800 44 44 (pa pagese brenda vendit) qe te verifikojne se ku qendron problemi.
Si mund te kem akses ne sherbimin Vod dhe Pvod?
Per te aksesuar katalogun e eventeve ne VOD dhe Push/VOD duhet te kesh abonim aktiv,gjithashtu per sherbimin vod duhet qe aparati te jete I lidhur ne Internet, kurse per sherbimin push vod duhet qe te keni HDD e DigitAlb gjithashtu duhet te beni porosine me sms per cdo event qe deshironi te shikoni.
Per cfare sherben HDD (Hard Disku)?
Lidhja e HDD me dekoderin Flybox mundeson funksionet Timeshift, PVR dhe PushVod.
Per cfare sherben PVOD?
Mundeson shikimin e eventeve DGA te cilat jane shkarkuar me pare ne HDD e DGA.
Per cfare sherben Timeshift?
Mundeson venien ne pause te nje eventi dhe riluajtjen perseri deri ne nje . minutazh te caktuar (deri ne 60min).
Gjithashtu me aktivizimin e opsionit Time Shift, ju mund te riktheni programin qe keni zgjedhur sa here te doni.
Per cfare sherben PVR (Personal Video Record)?
Mundeson regjistrimet te eventeve qe trasmetohen ne kanalet e DGA dhe me pasi mund ti ndiqni sipas deshires dhe kohes tuaj.
Per te patur kete dhe perdorur kete opsion ju duhet te paiseni me nje Hard Disk te DigitAlb

This is a unique website which will require a more modern browser to work!

Please upgrade today!

WP-Backgrounds Lite by InoPlugs Web Design and Juwelier Schönmann 1010 Wien